Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti ne vizite pune Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Republika e Maqedonisë Veriore

Krijuar në datën 03/10/2023

Prishtinë, dt.09.03.2023

Në frymën e rritjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar në mes të Agjencive homologe, sot Zëvendësuesi Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent z. Shefki ABDULLAHU i shoqëruar me staf priti në takim pune Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Republika e Maqedonisë Veriore z. Bekim MAKSUTI i shoqëruar me staf .

Mbështetur në iniciativën e mëparshme për intensifikim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit, të dy institucionet u pajtuan të intensifikojnë përpjekjet drejt formalizmit të marrëveshjes për ndihmë reciproke në raste të fatkeqësive dhe emergjencave, mbështetur edhe në zotimet e marra nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile , direktiva Mbështetja e Vendit Pritës MVP -HNS (Host Nation Support).

Në shenjë respekti reciprok, të dy drejtorët e institucioneve relevante këmbyen mirënjohje për iniciativën e ndërmarrë, ndërsa shprehën zotimin e pa lëkundur duke synuar që procesi i përmbylljes së marrëveshjes dypalëshe të përmbyllet në afatin sa më të shkurt ,dhe filloje edhe implementimi me aktivitete të përbashkëta nga fusha e mbrojtjes dhe shpëtimit të dy vendeve.